Bota Qyteza e bukur italiane jep banesa falas, por me një kusht

Qyteza e bukur italiane jep banesa falas, por me një kusht

Një qytezë italiane jep banesa falas si një mënyrë për të afruar popullsi të re, por me një kusht.

Bëhet fjalë për Kamaratën, në ishullin e Siçilisë, aty ku shumë ndërtesa janë boshatisur. Kryebashkiaku Vincenzo Giambrone ka bindur pronarët e banesave që të dorëzojnë çelësat dhe godinat e vjetra të ripopullohen me banorë të rinj.

Kushti është që banesat të rinovohen, ndërsa për çiftet që kanë një fëmijë, do të ketë para’ bonus.

Banorët e rinj duhet të paguajnë 5000 euro si depozitë dhe ta rinovojnë shtëpinë brenda 3 viteve. Pasi të jetë kryer rinovimi, 5000 eurot do të kthehen mbrapsht.

Banesa mund të përdoret si shtëpi ose mund të kthehet në një biznes të tipit B&B, dyqan apo restorant. Çiftet që do të lindin fëmijë në Kamarata do të kenë 1000 euro bonus.

Kryebashkiaku tha për CNN Travel: “Nuk e shikoj dot bosh këtë vend të mrekullueshëm dhe historik. Më lëndon shumë”.