Politika Rama: 5 mijë paga lufte për transportin urban

Rama: 5 mijë paga lufte për transportin urban

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka miratuar 5 191 paga lufte ndaj atyre që janë larguar nga puna në sektorin e transportit urban.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan:

“Solidaritet për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor. Qeveria shqiptare miraton:

5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!”

Rama shtoi se dëmi financiar prej rreth 135 milionë lekësh do të mbulohet nga Drejtoria e Patentave.