Kryesore Rama flet pas takimit te Gjeologjiku: Mësova gjëra të reja

Rama flet pas takimit te Gjeologjiku: Mësova gjëra të reja

Pas takimit në Universitetin e Gjeologji-Minierave, kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter.

Ai shprehet se mësoi gjëra të reja nga pedagogët dhe studentët, por edhe ata siç thotë Rama, kuptuan se ku e ka hallin ai.

Postimi i Ramës:

“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut,me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun (e në fakt zhvilluam vetë Dialogun).

Mësova gjëra të reja prej tyre,mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë.

Nesër vazhdojmë”