Kryeministri Edi Rama konfirmoi se Ajatollahu Ali Khamenei po fliste për Shqipërinë një ditë më parë, kur në një fjalim tha se një vend i vogël europian komplotoi kundër vendit të tij.
“Duke qenë shumë prej sfidave vijnë përtej rajonit të OSBE, na duhet të përforcojmë platformat e dialogut me partnerët aziatikë e mesdhetarë për bashkëpunim. Situata aktuale në brigjet jugore është një shembull se sa ngushtë e ndërlidhur është siguria jonë e përbashkët. Me që ra fjala, po flas në emër të një vendi që u etiketua si një vend djallëzor në mes të Europës nga autoriteti i lartë i regjimi totalitar i Teheranit”, tha Rama.
Si pjesë të prioriteteve të kryesimit shqiptar të OSBE, Kryeministri tha se do t’i jepet përparësi luftës kundër anti-semitizmit. “Si shoqëri që jeton në vëllazëri fetare, siç e ka përmendur Papa Françesku, ne do të ndihmojmë në përhapjen e kësaj vëllazërie. Por duhet të kujtojmë që marrja e saj si e mirëqenë është e rrezikshme”, tha Rama. “Ne kemi qenë i vetmi vend në Europë që kishim më shumë hebrenj pas Luftës II Botërore, se sa para saj”.