Kryesore Rama flet për pallatin e vjehrrit të Bashës: Do ta prishja 1...

Rama flet për pallatin e vjehrrit të Bashës: Do ta prishja 1 mijë herë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sonte në “Tonight Ilva Tare” se nuk është penduar për prishjen e pallatit të Xhafer Isufit (vjehrrit të Lulzim Bashës) në Vlorë.

Madje kryeministri tha se do ta bënte këtë veprim një mijë herë.

“Do ta bëja 1 mijë herë po të kthehesha. Kemi bëre shpronësim të ligjshëm dhe ankuesit nuk kanë kontestuar shpronësimin por shifrën. Kanë qenë të pakënaqur me shifrën e përcaktuar nga qeveria për këtë kanë shkuar në gjyq”, tha Rama kur u pyet nga Ilva Tare nëse ishte bërë pishman për prishjen e pallatit.