Kryesore Rama: Konflikti në veri të Kosovës të zgjidhet krah për krah me...

Rama: Konflikti në veri të Kosovës të zgjidhet krah për krah me botën demokratike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me takimin që ai pati me Ursula von Der Leyen, kryeministrin holandez Mark Rutte e presidentin serb Aleksander Vuçiç gjatë Samitit të Komunitetit Evropian që po mbahet në Moldavi.

Rama ka ndarë momentet nga takimi, ku në mbishkrimin e pamjeve thekson se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet në bashkëpunim me botën demokratike. Rama nënvizon se i duhet dhënë fund absurdit kërcënues dhe të shkohet drejt marrëveshjes finale mes Serbisë dhe Kosovës.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama në Facebook.