Politika Rama: Nuk marr urdhra për shkarkimin e Tahirit

Rama: Nuk marr urdhra për shkarkimin e Tahirit

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Tonight Ilva Tare, në Rtv Ora News, ka folur për herë të parë për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Kreu i qeverisë deklaroi se një ministër nuk mund të bëjë opinionbërësin, duke shtuar se largimi i tij është bërë në konsultim me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.

A ju kanë kërkuar të shkarkoni ministrin Tahiri?

Rama: Unë jam kryeministri dhe nuk marr këshilla e urdhra nga asnjë partner ndërkombëtar. Askush nuk më ka kërkuar asgjë për ministrin e Brendshëm në funksion. negative