Kryeministri Edi Rama nga Fieri ka treguar, sipas tij dy arsyet pse opozita dogji mandatet.
“Ata kërkojnë t’i shmangen qershorit që vjen. Kush do vij, do vij Luani, çdo bëjë ai me ata 100 veta atje. Ata e kuptojnë vetë që as nuk hahen e as nuk treten. Krijojnë alibinë se zgjedhjet shiten. Dhe e dyta kanë dhe një hall tjetër, është reforma në drejtësi. Po fillon po shtrëngohet laku”, tha Rama.
Po sa i përket blerjes së votave, kryeministri sërish akuzoi kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
“A e gjen një që të thotë, jo Monika nuk blen vota. E keni parë kur Monika ngre kokën lart, e thotë ‘O Zot mos bli zgjedhjet’. Po të merrej Zoti me zgjedhjet, Monikës i kishte rënë rrufeja dhe o Zot ça do kishim bërë ne pa doktoreshën”.
Sa i përket deputetëve të rinj që u futen në Kuvend, nga listat e opozitës Rama tha se ata i ka vendosur Kryemadhi me Bashën dhe jo ai.