Kryesore Rama shpërthen sërish ndaj opozitës: Janë llum dhe bedelë, lidhja e tyre...

Rama shpërthen sërish ndaj opozitës: Janë llum dhe bedelë, lidhja e tyre me paratë ruse nuk është ndërprerë

Edi Rama mblodhi kryesinë e Partisë Socialiste mbrëmjen e së enjtes, ndërsa pas takimit tha se është diskutuar ndër të tjera për zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të ardhshëm. Ai theksoi se PS nuk do të bëjë asnjë koalicion me asnjë parti tjetër në këto zgjedhje.

I pyetur për protestën e së shtunës së opozitës, Rama u rikthye të fliste për paratë ruse, ndërsa theksoi se lidhja e opozitës me paratë ruse nuk është ndërprerë.

“Asnjë minutë e humbur me protestën e atyre që kanë marrë para ruse. Koha do tregojë që lidhja e tyre me paratë ruse nuk janë ndërprerë, keqardhje për ata që i shkojnë nga pas, po tërhiqen nga pas me përfaqësuesit më të zymtë dhe më të mallkuar në këtë vend”, tha Rama.

I pyetur se kush i zotëron 60% të aksioneve në kompaninë që do të marrë portin, Rama e ktheu në një lumë fyerjesh ndaj opozitës.

“Kam parë shumë gjëra të shëmtuara. Kjo është një prej tyre. Marrja nëpër gojë në mënyrë skizofrenike, të ulët të një personaliteti. Një non gratë dhe një llum çdo ditë ndot me prodhimin e tij veshët dhe sytë e shqiptarëve.

Nuk merrem me këto konvulsione injorante. Po iu them që nuk kemi miratuar asgjë. Kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike se është e mirë për ty, për familjen tënde. Sjell një investim prej 2 miliardësh, por transformon përgjithmonë imazhin dhe industrinë tonë kryesore që është turizmi.

Si mundet ndërkohë që të gjitha këto pyetje “çfarë, çfarë, çfarë” janë legjitime se i kemi shpjeguar një pjesë të tyre. Një investim i ngjashëm që është bërë në Beograd ka sjellë një impakt të jashtëzakonshëm dhe aty kemi marrë edhe 1% aksione më shumë sesa kanë marrë ata. Këto muhabete pazari tek gabi, i bëni në kafe.

Këto janë diskutime që do bëhen dhe ju do i dëgjoni. Ngritja e akuzave dhe derdhja e këtij llumi është një turp i madh. Marrëveshja është nënshkruar publikisht dhe do të jetë aty, do ketë për diskutime, për të parë detajet. Fillimi i ndërtimit do të thotë vende pune. Por kujt ti flasësh? Non gratës.

Folëm gjatë për këtë se nuk jam këtu për të humbur kohë për kolvuksionet e injorancës. është e pabesueshme që ndodh e njëjta gjë. Dhunë, dhunë, dhunë. Nuk jam në interpelancë për portin e Durrësit. Nuk rri t’u jap përgjigje pyetjeve të non gratave që vijnë përmes teje”, tha Rama.