Politika Rama, te biznesi i vogël: Paketa e re fiskale ul taksat, shton...

Rama, te biznesi i vogël: Paketa e re fiskale ul taksat, shton vendet e punës

Prodhimi i veshjeve tradicionale nga të gjitha krahinat e Shqipërisë është kthyer në një biznes, në një sipërmarrje të vogël që u vizitua nga kryeministri.

“Këtu kanë ardhur edhe për veshje të huaja, por ka një ngërç tjetër, që për të lidhur kontratat e bashkëpunimit duhet të kesh fuqi punëtore dhe të nxjerrësh specialistë në këtë fuqi punëtore zgjat mbi një vit”, tha sipërmarrësja.

“Mund t’iu ndihmojmë me programet e trajnimit. Ajo që bëjnë këto programe është që t’iu japin mundësinë që të dalin nga ndihma ekonomike dhe pjesën e pagesës plus t’iu jepet juve, në kuptimin që ato ta marrin me punë dhe ndërkohë të trajnohen derisa të jenë gati për të marrë rrogën”, tha kryeministri Rama.

Këto biznese përfitojnë nga paketa e re fiskale, që ul taksat, duke shtuar mundësitë për vende pune, ndërsa kryeministri gjeti mundësi ortakërie për atë që e quan “jeta e tij e tretë” pas politikës.

“Ideja ime është që të krijojmë edhe një markë shqiptare veshjesh të përditshme me elementë të tradicionales të futura bukur”, iu shpreh sipërmarrësja.

“Për këtë do të bashkëpunojmë së bashku, unë nuk iki nga kjo se ky është objektivi i jetës sime të tretë. Kur unë të lë politikën do të merrem edhe unë me këto punë, kështu që do të jemi bashkëpunëtorë”, tha Rama.