Kryesore Rama: Të prekurit nga tërmeti, shtëpi me qira deri në maj të...

Rama: Të prekurit nga tërmeti, shtëpi me qira deri në maj të 2021

Për familjet e prekura nga tërmeti do t’u garantohet qiraja deri  brenda majit 2021.

Në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit kryeministri Edi Rama foli për dy kontrata tip.

“Për qiratë që ne kemi detyrimin bashkitë duhet të garantojnë marrëveshjen me ata që kanë dhënë qiratë, që të mos nisë historia e rritjes së qerasë. Po kështu do të bëjmë dhe një kontratë tip garancie të qeverisë që deri brenda majit të vitit 2021 marrim përsipër strehimin tënd. Pra kontratë individuale që ky është detyrimi ndaj meje. Cilido që mund të mos marrë atë që i takon sipas kontratës të ketë të drejtë që me këtë kontratë ti vendosë qeverisë penalitete”, tha Rama.

Kryeministri Rama ka deklaruar se ka persona të cilët po shkatërrojnë shtëpitë e tyre me qëllim që të bëhen pjesë e paketës së rindërtimit të shtëpive, teksa ua bëri të qartë që për këtë po tregohet shumë kujdes.

”Bëni kujdes me inventarin… ka raste që po i bien mureve me varre se do na bëjë shtëpi Elvisi apo Arbi apo qeveria. Inventari është ky që është. Ne kemi bërë inventar dhe na rezultojnë mbi dy mijë banesa”, tha Rama.