Politika Rama uron Macron: Shpresoj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri

Rama uron Macron: Shpresoj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka uruar në një mënyrë origjinale fitoren e Emmanuel Macron për një mandat të dytë si President i Francës.

Me një pamje nga Kryeministria ku shfaqet Macron me flamurin francez dhe atë të BE-së, Rama shkruan:

“Sapo e kam uruar Presidentin e rizgjedhur të Francës, Emmanuel Macron, të cilin uroj që së shpejti ta mikpresim në Shqipëri në vizitën e parë të një kreu të shtetit francez në vendin tonë”.