Politika Ramës sërish për Berishën: Ky krokodil që futet shtëpi më shtëpi, krevat...

Ramës sërish për Berishën: Ky krokodil që futet shtëpi më shtëpi, krevat më krevat

Kryeministrit Edi Rama duket se nuk i ka mjaftuar koha në Kuvend për t’iu përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në rubrikën “Përgjigja ime”, Rama në përgjigje të komentueses Marinela Bardhi, thotë se e ka të pamundur të evitojë të gjithë llumin e akuzave që Berisha bën ndaj tij.

Edi Rama: Populli thotë “kush fle me qenin gdhihet me pleshta” .Kjo më gjeti dhe mua sot. Kur të zë rrugën një i marrë, një rrugaç aopo i dehur është e pamundur të kalosh nëse nuk merresh me të në një mënyrë apo në një tjetër.

Fatkeqësisht i marri, rrugaçi apo i dehuri këtu tek ne ka arritur të marrë dhe formën e një deputeti në Kuvendin e Shqipërisë dhe shfaqet vazhdimisht për turpin e atyre që e kanë votuar por edhe për turpin e të gjithëve ne si shoqëri dhe si vend. E kam gozhdë në zemër fatkeqësinë që në atë Kuvend nuk jam i sfiduar nga inteligjenca, përgatitja, oratoria apo përgatitja e kundërshtarit. Por i sulmuar nga vrazhdësia, gojëndytësia dhe muskujt e tij.

Nuk e di si mund të injorohen të paudhët. Nuk kam asnjë sekondë të ditës sime kur mendoj seriozisht për Salihun, nuk më hyn gjëkundi në punë dhe ka vdekur koha kur më prishte pune ajo kufomë politike që kalbet sot në karrigen e deputetit pa nder dhe lavdi. Kur del të enjten ja merr me gjuhë vijës së llumit që prodhon mllefi i tij. Nuk e kam të lehtë t’ia lë të kalojnë qenefrirat që jashtënxjerr.

Ky lloj krokodili me dy këmbë dhe me gojën e shqyer që zvarritet dhe mban zvarrë pas vetes një dynja njerëzish nuk ndalet në gjuetinë e tij shtëpi më shtëpi, dhomë më dhomë, krevat më krevat, djep më djep dhe varr më varr. Më thoni çfarë të doni vetëm më thoni që jemi njësoj.