Pas mbërritjes së raportit paraprak të Komisionit te Venecias për shkarkimin e Metës, ka ardhur edhe reagimi i Presidencës. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, përmes një postimi në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidentit shprehet se Presidenti ka mbrojtur kushtetutën dhe ka shmangur gjakderdhjen.
Ai bën apel që të dëgjohet Bungestagu dhe të ulen urgjent për të zgjidhur krizën politik.
Reagimi:
ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!
HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!
E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!
DËGJONI Bundestagun!
ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!