Politika Bylykbashi: Parlamenti të mos miratojë ndryshimet në Kod, gjithsesi opozita do të...

Bylykbashi: Parlamenti të mos miratojë ndryshimet në Kod, gjithsesi opozita do të fitojë

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, i bëri thirrje Parlamentit që të mos kalojë draftin e mazhorancës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Megjithatë, sipas Bylykbashit, këto ndryshime nuk do ta pengojnë opozitën të fitojë zgjedhjet e prillit 2021.

“Është detyrë e atij parlamenti që nesër të mos ta kalojë atë draft që do të dërrmojë zgjedhjet, por kjo nuk do të pengojë fitoren e opozitës”, tha Bylykbashi.

Ndryshimet në Kod që do të miratohen nesër, sipas Bylykbashi, në një masë të caktuar  bien ndesh me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

“Opozita e bashkuar tashmë ka shpjeguar qartë qëndrimet e saj sa i përket kësaj tentative për të ndryshuar rregullat. Ajo që është e qartë është që sido që ta bëjë sistemin, opozita fiton zgjedhjet e ardhshme. Synimi ynë është që rezultati të jetë i thellë që Rama mos ndryshojë sistemin si ai dëshiron. Ndryshimet e nesërme nuk do të pengojnë fitoren e opozitës në asnjë rast. Më pas është barra morale për të gjithë ata që i dhanë mundësinë Ramës të ndryshonte kushtetutën nëpërmjet pazareve. Dispozita të caktuara shkojnë ndesh me rekomandimet e OSBE/ ODIHR”, tha ai.