Extra Regjisori amerikan Oliver Stone i beson vaksinës ruse, merr dozën e parë...

Regjisori amerikan Oliver Stone i beson vaksinës ruse, merr dozën e parë të Sputnik V

Regjisori amerikan Oliver Stone, 74 vjeç, ka zgjedhur t’i besojë vaksinës ruse dhe ka marrë dozën e parë të Spuntik V.

“Unë e kam bërë vaksinën disa ditë më parë. Nuk e di nëse do të funksionojë, por kam dëgjuar të flitet mirë për vaksinën ruse”, ka deklaruar Stone.

Në një intervistë për televizionin rus Channel 1, Stone shprehet se ende nuk e kupton pse vaksina ruse është injoruar nga Perëndimi, por ai vetë ka zgjedhur t’i besojë kësaj formule.

“Unë jam plot shpresë dhe besoj se vaksina juaj është e mirë. Nuk e kuptoj pse vaksina është injoruar nga Perëndimi. Amerika në çmendurinë e saj i konsideron Rusinë dhe Kinën armiq. Unë personalisht nuk jam dakord me të. Besoj se ata mund të bëhen partnerë të shkëlqyeshëm të SHBA”, është shprehur Stone.

Rusia filloi shpërndarjen e vaksinës në të gjithë vendin në fund të javës së kaluar, por e duke patur prioritet punonjësit e kujdesit shëndetësor, mësuesit dhe punonjësit socialë.

Pavarësisht se ekspertët kanë paralajmëruar se mund të jetë i dëmshëm për pacientët e moshës 60 vjeç e lart, të cilët zhvillojnë forma më të rënda të Covid-19 dhe kanë nivelet më të larta të vdekshmërisë, regjisori amerikan ka zgjedhur ta marrë vaksinën dhe është në pritje të dozës së dytë.

Stone, në moshën 74 vjeç, nuk do të ishte brenda fashës së rekomanduar të moshës për t’u vaksinuar me Sputnik V.