Politika Rekomandimi i KE për negociatat, Yuri Kim: Shpresojmë që BE të thotë...

Rekomandimi i KE për negociatat, Yuri Kim: Shpresojmë që BE të thotë “PO” për Shqipërinë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se shpreson që Bashkimi Evropian t’i thotë “PO” Shqipërisë për hapjen e negociatave.

“Procesi i pranimit në BE – dhe reformat që kërkohen – do ta bëjnë Shqipërinë më të fortë. Shpresojmë që BE të thotë PO për Shqipërinë”- shkruan ambasadorja Kim në Twitter, teksa shpërndan mesazhin e shefit të Komisionerit të Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

“Komisioni Evropian i qëndron fort rekomandimit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe shpresoj që Shtetet Anëtare të marrin një vendim pozitiv në javët e ardhshme”, shkruan ai, pas rekomandimit të sotëm të këtij Komisioni për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.