Sport Rekordi i veçantë i ndeshjes Salernitana-Atalanta

Rekordi i veçantë i ndeshjes Salernitana-Atalanta

Ajo që dukej si një ndeshje e radhës e kampionatit italian të futbollit, u shndërrua në një përballje rekordi në Serinë A.

Në takimin Salernitana-Atalanta (përfundoi 0-1), 20 nga 22 futbollistët që zbritën në fushë kishin kombësi të ndryshme. Salernitana u paraqit me një formacion ku të 11 futbollistët kishin lindur në shtete të ndryshme, ndërsa Atalanta me 9.

Gjithashtu, në stol të dyja ekipet kishin lojtarë me kombësi të tjera, si shqiptari Gjimshiti dhe slloveni Ilicic (Atalanta) si dhe nigeriani Simy, qiprioti Kastanos dhe polaku Jaroszynski.