Rajoni Rezultatet e para në Malin e Zi: Udhëheq Gjukanoviç, shqiptarët drejt dy...

Rezultatet e para në Malin e Zi: Udhëheq Gjukanoviç, shqiptarët drejt dy mandateve

Në Mal të Zi kanë dalë rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën gjatë të dielës.

Pjesa më e madhe e votave janë numëruar tashmë, dhe nga të dhënat e deritanishme, Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviç udhëheq në rezultate me 29 mandate.

Ndërkohë që koalicioni opozitar i Zdravko Krivokapic ndalet në 32.9% me 27 mandate.

Koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka 12.6 %, (10 mandate) “Bardhë e zi” 5% (4 mandate), Partia Boshnjake 4.4 % (tre mandate), Social Demokratët 4.3 % (tre mandate) SDP – Mali i Zi 3 % (tre mandate), Koalicioni shqiptar Njëzëri me 1.1 % dhe Lista Shqiptare me 1.4 % mund të sigurojnë dy mandate.

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse nga koalicionet pas zgjedhjeve, ai do të arrijë të bëjë votat për qeverinë e re, pasi opozita ka fituar një përqindje të konsiderueshme.

Procesi i votimit u mbyll zyrtarisht në orën 20:00, ndërsa nuk ka patur raportime për incidente zgjedhore. Pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 75%.