Sport Rikthehet Zidane, rikthehet buzëqeshja te Reali

Rikthehet Zidane, rikthehet buzëqeshja te Reali

Ai rrëmbeu tre Champions radhazi në krye të Realit të Madridit dhe duket se tashmë pas rikthimit nuk e ka pasur aspak të vështirë t’i fus në shina “Los Blancos”.

Me Zidane në stol Reali i Madridit u rikthye te fitorja në La Liga, duke mposhtur në “Bernabeu” 2-0 Celta Vigon.

Edhe pse Reali dominoi në pjesën e parë, golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, pikërisht nga dy lojtarë që kishin dalë nga planet e trajnerit të mëparshëm Solari. Isco ishte autori i goli të parë në minutën e 62, ndërsa 15 minuta më pas, uellsiani Bale vulosi rezultatin në 2-0.

Me këtë fitore, Reali shkon në kuotën e 54 pikëve, me dy pikë diferencë nga Atletico dhe 9 nga Barcelona e vendit të parë. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme për madrilenët është fakti që me rikthimin e Zidane, tek ata është rikthyer besimi dhe buzëqeshja.