Bota Rinis gjyqi kundër ish-presidentit Nicolas Sarkozy

Rinis gjyqi kundër ish-presidentit Nicolas Sarkozy

Nicolas Sarkozy

Rinisi gjyqi për Nicolas Sarkozy, për financim të paligjshëm të fushatës së 2012, të enjten pas shtyrjes në Mars. Në fillim të vitit, Sarkozy u dënua për korrupsion në një çështje të veçantë.

Prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozy ka dhenë dyfishin e parave të lejuara për financimin e fushatës së presidentit. Në aktakuzën e tyre, prokurorët pranuan që hetimi i tyre kishte dështuar të provonte Sarkozy kishte organizuar ose ishte i përfshirë në skemë, por thanë se ai duhet të ketë qenë në dijeni të saj.

Sarkozy, 66 vjeç, vazhdimisht ka mohuar keqbërjen dhe tha se nuk ishte në dijeni të procesit. Ai përballet me një vit burg dhe një gjobë deri në 3,750 euro nëse dënohet.

Jerome Lavrilleux, zëvendës shefi i fushatës së Sarkozy në 2012 dhe një nga 13 të bashkë-akuzuarit, ka pranuar publikisht dërgesën e fondeve të paguara për agjensinë e reklamave Bygmalion për të kamufluar kostot. Ai ka thënë se veproi me iniciativën e tij.

Dy bashkëthemelues të Bygmalion janë gjithashtu në gjyq. Njëri prej tyre, Guy Alves, ka pranuar publikisht faturimin e rremë. Në vitin 2014, një avokat për Bygmalion tha se kompania veproi nën presion politik.

Sarkozy ka apeluar dënimin e tij të 1 Marsit.