Extra Rita Ora zbarkon në Ibiza me të dashurin e ri greko-francez

Rita Ora zbarkon në Ibiza me të dashurin e ri greko-francez

Teksa ka vendosur të pushojë disa ditë në plazhet e mrekullueshme të Ibiza-s në Spanjë, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore ka vendosur të shfaqet me të dashurin e ri në publik.

Ai është regjisori i ri greko-francez, 39-vjeçari Romain Gavras. Për herë të parë, çifti i ri u fotografua gjatë fundjavës së kaluar teksa po ktheheshin në shtëpinë e këngëtares në Londër, në orët e para të së shtunës.

Në këtë udhëtim, çifti është shoqëruar nga një grup miqsh edhe pse janë të parat për ta në publik.