Extra Rozana Radi reagon ashpër ndaj atyre që nuk mbajnë maska: Kam miq...

Rozana Radi reagon ashpër ndaj atyre që nuk mbajnë maska: Kam miq në gjendje të rëndë nga Covid-19

Këngëtarja Rozana Radi, së fundmi ka reaguar ashpër ndaj personave që nuk respektojnë masat e marra kundër koronavirusit.

Madje ajo ka treguar se disa miq në moshën e saj janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë dhe ata që nuk kanë ndërmend të respektojnë rregullat “të lidhin një gur në qafë dhe të mbysin veten”.

Përmes një postimi në “Instastory”, Rozana është shprehur se pandemia e ka bërë të kuptojë që Shqipërinë e kanë shkatërruar shqiptarët.

“Për mua çdo individ i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “injorant” dhe kjo pandemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët. S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafa ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj”, ka shkruar Rozana.