Kulturë Rrëfimi prekës i Alida Hiskut: Kur më hoqën nga skena mu duk...

Rrëfimi prekës i Alida Hiskut: Kur më hoqën nga skena mu duk sikur…

E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, në Tv Klan këngëtarja shqiptare Alida Hisku ka rrëfyer për përjashtimin nga skena muzikore se në atë kohë është ndjerë sikur e kanë larguar nga shtëpia.

“Jam rritur në skenë nga nëna ime e cila ka qenë në Teatrin e Operas. Në atë kohë na mernin me vete për të mbushur skenën, por në të vërtetë ka qenë një ndjesi e veçantë. Skena pa publik ishte edhe si vend loje për ne fëmijët e artisëve në atë kohë.

Kur u përjashtova isha 23 vjeç dhe u ndjeva sikur më hoqën nga shtëpia. Skenën e përjetoj më shumë se gjithçka, duartrokitjet janë suksesi i një këngëtari. I jam mirënjohës publikut që edhe pa aktivitet artistik nuk më ka harruar”, tha Hisku.

Ishin vitet 1970 kur në kulmin e karrierës Alida dhe disa artistë të tjerë u përjashtuan nga regjimi i kohës, për të mos u ngjitur më në skenë.