Aktualitet Rrëmbehet një 13-vjeçare në Tiranë

Rrëmbehet një 13-vjeçare në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Policia ka bërë të ditur se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe është larguar.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.