Kryesore Rriten sërish rastet e reja me Covid, shtatë të vdekur

Rriten sërish rastet e reja me Covid, shtatë të vdekur

Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë rritur sërish rastet e reja.

1,533 rastet e reja kanë dalë nga 5,404 testime që janë kryer. Kryeson Tirana me 598 qytetarë të infektuar.

Aktualisht në Shqipëri janë gjithsej 18,068 persona të infektuar me COVID.

134 janë të shtruar në spital, 19 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Viktimat ishin pesë qytetarë nga Tirana 64-85 vjeç, një qytetar nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Kucova 68 vjeç.

Janë shëruar 2,215 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 238,655 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.

Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.