Aktualitet Rruga nga puna në shtëpi kthehet në tragjedi, aksidentohet për vdekje polici...

Rruga nga puna në shtëpi kthehet në tragjedi, aksidentohet për vdekje polici në aksin Rrëshen-Rubik

Një efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë, i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë, ka humbur jetën në një aksident tragjik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:20 në aksin rrugor Rrëshen-Rubik dhe në aksident janë përfshirë dy makina.

Policia njofton se automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez me iniciale M.F. është përplasur me makinën tip “Benz” që drejtohej nga punonjësi i policisë Gëzim Lazri, 56 vjeç.

Drejtuesi i “Chevrolet” ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga malazezi.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.