Extra Rusi, meteori shemb kodrën dhe shkreton gjithçka (Video)

Rusi, meteori shemb kodrën dhe shkreton gjithçka (Video)

Në një video të publikuar këto ditë në internet, raportohet se një meteor ka goditur Rusinë. Videoja e postuar të dielën, thuhet se u filmua në një zonë të largët pranë lumit Bureya në rajonin e Khabarovskit të Lindjes së Largët të Rusisë.

Ajo tregon pjesë të mëdha të masës së tokës që bllokojnë plotësisht lumin e ngrirë. Toka vetë është e mbushur me pemë të rëna dhe e mbuluar me dëborë.

Një person dëgjohet të thotë se pjesët e kodrës u shembën në lumë duke formuar një “digë” pasi u godit nga një meteor.

Personi gjithashtu vë në dukje se kodrat fqinje kanë disa pemë që mungojnë, duke deklaruar se ato gjithashtu u shkatërruan nga meteori.