Bota Rusia i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Holandës, dëbon dy diplomatë

Rusia i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Holandës, dëbon dy diplomatë

Rusia i është përgjigjur “dhëmb për dhëmb” Holandës, duke dëbuar dy diplomatë holandezë.

Kjo është përgjigje ndaj të njëjtit veprim të autoriteteve holandeze ndaj dy diplomatëve rusë, muajin e kaluar.

“Të udhëhequr nga parimi i reciprocitetit, i ngarkuari me punë i Holandës, Joost Reintjes, është thirrur në një takim dhe është informuar për vendimin”, njofton Ministria e Jashtme ruse, duke theksuar se dy diplomatët kanë dy javë kohë për të lënë Rusinë.

Kujtojmë se me 10 dhjetor të vitit që lamë pas, Shërbimi i Përgjithshëm për Siguri dhe Inteligjencë i Holandës (AIVD) vendosi të dëbojë nga vendi dy diplomatë rusë, nën akuzën e spiunazhit në sektorin e teknologjisë së lartë, pas informacioneve të mbledhura nga shërbimet sekrete.

Në njoftimin e autoriteteve holandeze thuhej se një nga diplomatët rus, që punonte për agjencinë e inteligjencës SVR, ishte angazhuar për spiunazh në fushën e teknologjisë dhe shkencës.