Bota Rusia paralajmëron luftë në Ballkan

Rusia paralajmëron luftë në Ballkan

Pas vendimit të liderëve të Bashkimit Europian për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka ardhur reagimi i parë i Rusisë. Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka shkruar në Twitter se Ballkani vijon të jetë një rajon i paqëndryshëm ndërsa kujton luftërat që janë zhvilluar në këtë pjesë të Europës. Medvedev paralajmëron se Rusia do të ushtrojë ndikimin e saj në Ballkan dhe nuk do të lejojë përsëritjen e manifestimit të dhunës.

“Është e qartë se Ballkani mbetet një rajon mjaft i paqëndrueshëm dhe ne kurrë nuk duhet të lejojmë përsëritjen e ndonjë manifestimi të dhunës, ose përpjekjet për të ndryshuar hartën në Ballkan ose ndonjë veprim tjetër që mund të shkaktojë një katastrofë humanitare”, shkruan Medvedev vetëm pak orë pas vendimit të BE-së për të mbyllur dyert dhe për të bllokuar zgjerimin.

Disa nga liderët evropianë e paralajmëruan se vendimi i BE për të mos mbështetur dy shtetet e Ballkanit Perëndimor do të nxisë rrezikun e rritjes së influencës ruse në Ballkan.

Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi një ditë më herët përmes zëdhënëses Morgan Ortagus se “një vendim pozitiv i BE-së do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik”.