Aktualitet Sa e kërcënuar është Europa nga rreziku bërthamor në Ukrainë?

Sa e kërcënuar është Europa nga rreziku bërthamor në Ukrainë?

Foto nga centrali berthamor i Cernobil në Ukrainë: REUTERS/Gleb Garanich

Forcat ushtarake ruse kanë marrë nën kontroll 2 prej centraleve bërthamore ukrainase deri tani dhe po avancojnë drejt të tretit.

Këto kanë qenë deklaratat e presidentit ukrainas Vladymyr Zelenskyy ditën e shtunë gjatë një thirrjeje për ndërgjegjësim drejtuar senatorëve amerikanë.

Volodymyr Zelenskyy tha se centrali i tretë nën rrezik tashmë është ai i Yuzhnoukrainsk, i cili ndodhet 120 km në veri të Mykolaiv – një prej qyteteve të shumta të cilin rusët po e mbajnë të rrethuar.

Një nga centralet bërthamore nën kontrollin rus aktualisht është ai i Zaporizhzhia, në qytetin jug-lindor të Enerhodar – ky është centrali bërthamor më i madh në të gjithë Europën.

Ndërsa tjetri është centrali i Çermobilit – i cili nuk është aktiv por gjithsesi magazinon pajisje dhe sisteme të shumta radioaktive.

Sulmet ruse javën e shkuar u bënë shkak për një zjarr në centralin e Zaporizhzhia, i cili u fik duke parandaluar kështu një përhapje të gazrave të dëmshëm radioaktivë.

Ditën e premte, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje shteteve perëndimore dhe Europës që t’u kërkojnë liderëve të tyre të ndryshojnë trajektoren pasi bombardimet e vazhdueshme mbi centralin bërthamor në Ukrainë, kërcënojnë të ardhmen e të gjithë kontinentit.

“Qiejt e Ukrainës duhen mbyllur menjëherë,” – tha Zelenskyy, “Dilni në rrugë dhe bërtisni që doni të jetoni – të jetoni në një planet pa kontaminim radioaktiv. Radioaktiviteti nuk i njeh kufijtë e Rusisë.”

Ukraina ka 4 centrale bërthamore të cilët përmbajnë një total prej 15 reaktorësh.