Sport Sa i kushtuan Juves 3 sezonet e Cristiano Ronaldos?

Sa i kushtuan Juves 3 sezonet e Cristiano Ronaldos?

215 milionë euro për blerjen dhe 54 milionë euro pagë bruto. Në total, 261 milionë euro i ka kushtuar Juventusit Cristiano Ronaldo në 3 sezonet e tij si bardhezi.

Kjo shifër është përkthyer në 101 gola në 134 ndeshje nga sulmuesi portugez, që sollën 5 tituj në Itali, por jo atë për të cilën CR7 la Realin e Madridit: fitorja e Champions League.

Tre vite më parë u prit si “blerja e shekullit”, por sot, ndoshta edhe Juventusi e ka kuptuar që në nivel ekonomik, por edhe sportiv, ky operacion ishte një bast i panevojshëm.

Cristiano Ronaldo i dha fund aventurës te Juventusi paraditen e së premtes. Ylli portugez u paraqit në qendrën stërvitore të bardhezinjve, ku takoi shokët e ekipit. Pak orë më pas, ai u pikas në aeroport, për të nisur udhëtimin me “charter” privat drejt Anglisë, aty ku tashmë e pret Manchester United.