Extra Scarlett Johansson: Monogamia nuk është e natyrshme

Scarlett Johansson: Monogamia nuk është e natyrshme

Scarlett Johansson ka shprehur mendimin e saj rreth martesës, duke u shprehur nuk është natyrale të qëndrosh në një lidhje monogame (me një partner). Aktorja, e cila së fundmi u nda nga bashkëshorti i saj i dytë, ka diskutuar lidhur me vështirësinë e të qenët vetëm me një partner.

“Mendoj se koncepti i martesës është shumë romantik; është një ide e bukur dhe praktikimi i saj mund të jetë një gjë gjithashtu shumë e bukur, – ka thënë Johansson në një intervistë për Playboy. – Nuk mendoj se është e natyrshme të jesh monogame. E di që shumë persona mund të më kryqëzojnë për këtë, por në fakt kjo është e vërtetë”.

Intervista me aktoren hollivudiane është realizuar përpara se ajo t’i jepte fund martesës së dytë dyvjeçare me Romain Dauriac, pak javë më parë.