Aktualitet Seks në këmbim të kalimit ilegal në Greqi, përjashtohet punonjësi i policisë

Seks në këmbim të kalimit ilegal në Greqi, përjashtohet punonjësi i policisë

Pas publikimit të skandalit në emisionin “Fiks Fare”, ku një punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavi, Gjirokastër, u ka kërkuar disa qytetareve marrëdhënie intime në këmbim të kalimit të tyre ilegal në Greqi, ka reaguar policia.

Policia e Shtetit njofton se duke marr shkas nga transmetimi në emision investigativ “Fiks Fare”, janë marrë masa dhe është bërë përjashtimi i menjëhershëm i punonjësit nga radhët e Policisë së Shtetit.

Njoftimi i plotë:

Duke marrë shkas nga transmetimi në një emision investigativ, i shkeljes së rëndë të kryer nga punonjësi i Policisë P. Ç., trup shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit beri përjashtimin e menjëhershëm të këtij punonjësi policie nga radhët e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët dhe i inkurajon ata që të denoncojnë çdo abuzim me detyrën, nga punonjësit e Policisë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.