Extra Rikthehen xhirimet në Hollivud, skenat e seksit do të realizohen me kompjuter

Rikthehen xhirimet në Hollivud, skenat e seksit do të realizohen me kompjuter

Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ka bërë që filmat hollivudianë të heqin skenat e seksit ose t’i realizojnë ato me kompjuter.

Në 12 qershor do të lejohen xhirimet e filmave apo serialeve dhe, sipas “The Sun”, regjisorët janë urdhëruar që të respektojnë në maksimum rregullat e distancimit social.

Aktorët dhe stafi i xhirimeve do të testohen çdo ditë për Covid-19, ndërsa nuk do të lejohen skenat intime. Një dokument me 22 faqe u kërkon të gjithë prodhuesve të filmave që “skenat me kontakt të afërt të rishkruhen, të hiqen ose të realizohen me kompjuter”.

Në Los Angeles, që është shtëpia e pothuajse të gjithë filmave dhe studiove televizive, ka pasur deri më sot rreth 60 000 raste me Covid dhe mbi 2500 viktima.