Kryesore Sezonin e ardhshëm, Bushati: Fluturime direkte nga vendet e Europës nordike

Sezonin e ardhshëm, Bushati: Fluturime direkte nga vendet e Europës nordike

Sezonin e ardhshëm do të nisin dhe fluturimet direkte nga vendet e Evropës nordike, deklaroi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili ndodhet për një vizitë dy ditore në Suedi.

Vizitën në Suedi ministri e nisi me takimin me Këshillin e Biznesit me të cilët diskutoi mbi potencialet që ofron Shqipëria për zhvillimin e investimeve dhe nxitjen e kompanive suedeze për të konsideruar tregun shqiptar.

Gjithashtu, ai u takua me drejtuesit e një prej kompanive më të mëdha suedeze dhe nordike, Apollo, e cila operon edhe në tregun tonë turistik. Kjo kompani ka nisur aktivitetin turistik tek ne në vitin 2014, në rreth 5 mijë rrjete turistike dhe e mbylli sezonin e kaluar me mbi 40 mijë rrjete të tilla.

Gjatë qëndrimit të tij në Suedi, Ministri Bushati do të takohet me homologen suedeze, Margot Wallström. Një tjetër takim i parashikuar në axhendën e Ministrit Bushati është ai me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Bashkimit Evropian dhe Tregtisë, Oscar Stenstrom. Ai do të takohet gjithashtu me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, Ulrika Modeer si dhe me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Migracionit dhe Drejtësisë, Lars Westbratt.