Extra Sharon Stone e zhgënjyer nga burrat: E kam mbyllur me njohjet e...

Sharon Stone e zhgënjyer nga burrat: E kam mbyllur me njohjet e reja

Sharon Stone deklaroi se ajo e ka “mbyllur” me takimet dhe njohjet e reja, dhe në vend të kësaj do të kalojë më shumë kohë me miqtë dhe familjen e saj.

Duke folur në “The Drew Barrymore Show”, aktorja 62-vjeçare, tha se ka njohur njerëz “të pasinqertë” për të cilët nuk ia vlen të harxhosh kohë.

“Unë e kam mbyllur me takimet. E kam mbyllur me njohjet e reja,” i tha ajo Barrymore.

Ylli i “Basic Instinct” tha se preferonte të kalonte kohë vetëm, ose me miqtë dhe tre djemtë e saj.

“Unë thjesht ndiej se kur bëhet fjalë për pjekurinë emocionale në marrëdhënie, burrat dhe gratë janë dukshëm në pika të ndryshme.”, tha Stone, duke shtuar se asaj nuk i duhet “një fëmijë tjetër”.

Në 1984, Stone u martua me producentin Michael Greenburg, me të cilin u nda tre vjet më vonë.

Më pas aktorja u martua me gazetarin amerikan, Phil Bronstein në 1998, me të cilin u divorcua në 2004.

Jeta e dashurisë së Stone u kthye në qendër të vëmendjes në dhjetor të vitit të kaluar kur aplikacioni për takime Bumble mbylli llogarinë e saj pasi përdoruesit e tjerë kishin raportuar profilin e saj, duke besuar se ishte i rremë.