Bota SHBA braktis zyrtarisht “Qiejt e Hapur”: Çfarë përfaqësonte kjo marrëveshje

SHBA braktis zyrtarisht “Qiejt e Hapur”: Çfarë përfaqësonte kjo marrëveshje

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën zyrtarisht nga marrëveshja e “Qiejve të Hapur” të dielën, gjashtë muaj pasi u njoftua nga administrata Trump.

“Më 22 maj, Shtetet e Bashkuara ushtruan të drejtën e tyre për të informuar nënshkruesit e marrëveshjes dhe shtetet pjesëmarrëse për vendimin e tyre për t’u tërhequr nga marrëveshja”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Qiejt e Hapur” bëjnë të mundur kontrollimin e lëvizjeve ushtarake dhe masave për kufizimet e armëve të vendeve nënshkruese.

Tërheqja e Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump ka akuzuar Moskën për shkeljen e një marrëveshjeje të nënshkruar nga 34 vende.

Disa vende europiane, përfshirë Francën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Spanjën, kanë shprehur keqardhje për vendimin, megjithëse ndajnë shqetësimet e SHBA-së rreth zbatimit të marrëveshjes nga Rusia.

Por Rusia hedh poshtë pretendimet e SHBA-së për shkeljen e marrëveshjes.

“Qiejt e Hapur” është një nga marrëveshjet ndërkombëtare nga e cila Trump vendosi të tërheqë Shtetet e Bashkuara, pas marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit, të anuluar në 2018 dhe marrëveshjen INF për raketat me rreze të mesme, të anuluar në 2019.

Më shumë se 1,500 fluturime vëzhgimi

Marrëveshja e “Qiejve të Hapur” u nënshkrua në 1992 dhe zbatimi i saj filloi dhjetë vjet më vonë.

Që nga ajo kohë, janë bërë më shumë se 1,500 fluturime vëzhgimi.

Marrëveshja është nënshkruar nga 35 vende dhe ajo i lejon ata të fluturojnë mbi territoret e vendeve nënshkruese për të kontrolluar lëvizjet ushtarake dhe masat e kontrollit të armëve.