Bota SHBA: Kina ka gënjyer për shifrat e të prekurve nga CoVid-19 dhe...

SHBA: Kina ka gënjyer për shifrat e të prekurve nga CoVid-19 dhe numrin e vdekjeve

Kina ka fshehur shkallë e përhapjes së infeksionit të koronavirusit dhe numrin e saktë të vdekjeve për shkak të tij. Bloomberg shkruan se shërbimet inteligjente amerikane kanë dorëzuar në Shtëpinë e Bardhë një raport sipas të cilit, Pekini zyrtar ka mbajtur informacionin të fshehtë lidhur me statistikat e fatalitetit të CoVid-19 në provincën Hubei.

Të dhënat e Kinës janë 82 mijë raste me 3 300 vdekje për një periudhë prej 4 muajsh. Ndërkohë në ShBA aktualisht janë deklaruar 189 000 raste dhe 4000 vdekje. Për palën amerikane diçka nuk shkon, qoftë edhe duke marrë parasysh atë që ndodhi në Itali apo Spanjë.

Këtyre dyshimeve dhe raportimeve që luajn edhe në planin politik, Kina i është përgjigjur deri diku me fakton se karantina e aplikuar prej saj ishte reale dhe se madje për shkak të kësaj karantine u shmang infektimi i 700 000 njerëzve të tjerë.

“Partia Komuniste e Kinës ka gënjyer, po gënjen dhe do të vazhdojë të gënjejë për koronavirusin me qëllim mbrojtjen e regjimit”, citohet senatori republikan Ben Sasse nga Bloomberg.

Të njëjtin dyshim ndajnë edhe specialistët pranë Shtëpisë së Bardhë të cilët deklarojnë se mbarë komuniteti shkencor po vepron pa patur të gjithë fotografinë e pandemisë.