Aktualitet Sherr mes dy familjeve në Shkodër, e pëson qeni

Sherr mes dy familjeve në Shkodër, e pëson qeni

Në fshatin Grudë të Shkodrës, pas një sherri mes dy familjeve, dy vëllezër kanë qëlluar me armë zjarri drejt banesës së familjes me të cilën kishin debatuar.

Burime zyrtare të policisë thonë se dy vëllezër, shtetasit me inicialet me inicialet A.K., 37 vjeç, dhe N.K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë në drejtim të banesës së një 63-vjeçari me inicialet Gj.M.

Për pasojë, nga të shtënat ka ngordhur qeni i familjes.