Sport “Sherri” në Selman Stermasi, Tirana dënohet rëndë

“Sherri” në Selman Stermasi, Tirana dënohet rëndë

Furtunë ndaj Tiranës edhe Laçit për episodet e dhunshme të ndodhura në stadiumin “Selman Stermasi”.

Problemet gjatë ndeshjes, goditja e anësorit të cilat kulmuan me sherrin në ambientet e brendshme të stadiumit u shoqëruan me masa të ashpra ndaj dy klubeve.

Komisionit i Disiplinës së FSHF vendosi:

1.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

2.Lojtari i KF “Tirana”, Michael Ngoo, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktivitetet.

3.Zyrtari i KF “Tirana” , Emanuel Egbo , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktivitetet.

4.Zyrtari i KF “Laçi” , Pashk Laska, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, dënohet me 3 ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në stadium, në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

5.Zyrtari i KF “Laçi”, Kleo Laska, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, dënohet me 9 ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6.Zyrtari i KF “Laçi”, Klevis Hima, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, dënohet me 9 ndeshje pezullim nga aktivitetet.