Aktualitet Shiste disa herë të njëjtin apartament, dënohet me 6 vite burg sipërmarrësja

Shiste disa herë të njëjtin apartament, dënohet me 6 vite burg sipërmarrësja

Gjykata e Tiranës dënon me 6 vite burg sipërmarrësen Vjollca Hoxholli, e akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda”.

Vjollca Hoxholli u arrestua në vitin 2018 pas dyshimeve se në drejtimin e kompanisë së ndërtimit “Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Sipas prokurorisë, ajo ka përfituar gati 318 mijë euro përmes mashtrimit.