Kuriozitete Shkenca: Njerëzit kanë ndikuar në zhdukjen e ariut të shpellës

Shkenca: Njerëzit kanë ndikuar në zhdukjen e ariut të shpellës

Një ilustrim se si mund të ketë qenë ariu i shpellave

Sipas shkencëtarëve mjedisore, ardhja e njerëzve në kontinentin e Europës, rreth 40.000 vjet më parë ka përkuar më zhdukjen e ariut të shpellave. Provat të reja kanë treguar se, njerëzit e gjuanin ariun duke e përzënë nga shpellat në mënyrë që të jetonin vetë.

Përveç këtij fenomeni fati i specieve u vulos edhe nga presione të tjera, të tilla si fillimi i epokës së fundit të akullit dhe tkurrja e burimeve njerëzore. Ariu u zhduk përfundimisht rreth 24.000 vjet më parë.

“Ne e shohim këtë rënie dramatike të popullatës së ariut të shpellës duke filluar nga 40,000 vjet më parë, e cila përkon me ardhjen e njerëzve moderne t në Evropë,”u shpreh Verena Schuenemann nga Universiteti i Cyrihut, i cili mundësoi edhe studimin.

Ajo tha gjithashtu se ka evidenca të qarta se deri tani njerëzit kane luajtur një rol shumë të madh në zhdukjen e ariut të shpellës.

Kafka e ariut të shpellës në Muzeun e Historisë Natyrore në Beograd, Serbi

Të dhënat për këtë kafshe kanë treguar se ka jetuar në Azi dhe Europë, ata janë paraardhës të ariut modern, por ariu i shpellës ushqehet kryesisht me bimë dhe jo me mish. Fosilet e specieve zakonisht janë gjendur në shpella, duke treguar se kafshët kanë kaluar shumë kohë atje.

Studiuesit analizuan ADN-në mitokondriale të nxjerrë nga kockat e ariut të shpellës të mbledhura në Zvicër, Poloni, Francë, Spanjë, Gjermani, Itali dhe Serbi. Nëpërmjet tyre ata arritën të kuptonin se, ku jetonin arinjtë e shpellës dhe larminë e tyre. Gjetjet mbështesin idenë se ndikimet njerëzore luajtën një rol të madh në zhdukjen e ariut. Studimi i fundit, i botuar në revistën “Raportet Shkencore” jep një pasqyrim të thellë për zhdukjen e kësaj kafshe, por shkencëtarët thonë se do të vazhdojnë kërkimet për të kuptuar më mirë situatat klimaterike dhe njerëzore që kanë shkaktuar këtë dëm mjedisor./BBC/