Ekonomi BioNTech fluturon në Bursë pas vaksinës: Por themeluesi Ugur Sahin nuk shet...

BioNTech fluturon në Bursë pas vaksinës: Por themeluesi Ugur Sahin nuk shet asnjë aksion

Nga 50 në 171 dollarë për aksion në një vit. Boom-i i titullit të  BioNTech në Nasdaq nuk ka bërë të pasur vetëm fondet aksionere të kompanisë gjermane të bioteknologjisë që së bashku me Pfizer prodhoi vaksinën e parë të aprovuar kundër Covid. Mes atyre që përfituan nga rritja e aksioneve në Bursë është edhe Uğur Şahin, themeluesi i BioNTech sëbashku me bashkëshorten Özlem Türeci. Por ndryshe nga ortakët e tjerë të kompanive farmaceutike që kanë bërë fitime të mëdha në tregjet e aksioneve falë patentave të vaksinave, sipas Bloomberg që ka analizuar skedarët e Sec (Securities & Exchange Commission) Sahin nuk ka shitur asnjë aksion.

Aksionerët e mëdhenj të BioNTech

Mes aksionerëve të mëdhenj janë Thomas dhe Andreas Struengmann, që besuan në sipërmarrjen e bioteknologjisë që në fillimet e lindjes së saj, në 2008, dhe zotërojnë rreth gjysmës së kapitalit. Şahin kontrollon 41,66 milionë aksione të BioNTech, një kuote preh 17%, përmes Medine GmbH, një kompani gjermane me përgjegjësi të kufizuar, në të cilën është pronari. Në bazë të asaj që raporton Forbes, dokumentet e prezantuara në Sec në shkurt dhe mars tregojnë se as Medine GbmH dhe as Ugur Sahin kanë shitur aksione të zakonshme nga 13 shkurti 2020, në vigjilje të shpërthimit të pandemisë. BioNTech ka në kapital rreth 41 miliardë dollarë: kuota e kontrolluar nga kompania e Sahin vlen pothuajse shtatë miliardë dollarë.

Fitimet e Ceo-ve të Pfizer dhe Moderna

Vitin e kaluar, drejtuesit dhe drejtorët e kompanive si Moderna, Pfizer dhe Novavax Nvax kanë realizuar fitime bujare. Në nëntor 2020, Ceo i Pfizer Albert Bourla shiti rreth 60% të aksioneve të tij për rreth 5,6 milionë dollarë në kuadër të një plani të paracaktuar. Shitja u krye në të njëjtën ditë ku Pfizer lajmëroi rezultat kyçe klinike që demonstronin se vaksina Covid-19 ishte efikase për mbi 90 për qind. Shitja e aksioneve të zotëruara nga Bourla ishin autorizuar në shkurt dhe të përditësuara në gusht. Ceo i Moderna Stephane Bancel që nga fillimi i pandemisë ka shitur më shumë se 150 milionë dollarë aksione kompanisë tjetër amerikane që prodhon vaksinën anti-Covid dhe që zotëron pak më shumë se 8% të Modernas.

Një stil jete i matur

Por edhe pse është bërë një nga njerëzit më të pasur në Gjermani me një pasuri e vlerësuar nga Forbes në 2020 që shkon përtej 5,2 miliardë dollarëve, Ceo i Biontech, njëkohësisht edhe profesor i onkologjisë në Universitetin e Mainzit ka një stil jete tejet të matur. Şahin jeton në një apartament modest në Mainz, shkon në punë me biçikletë dhe nuk zotëron asnjë makinë. Në faqen e tij në LinkedIn e përshkruan veten thjesht si profesor i onkologjisë.

I lindur në Turqi, në moshën katërvjeçare Şahin emigroi me familjen e tij në Këln, Gjermani, aty babai i tij kishte gjetur punë në një fabrikë të Ford.