Politika “Shkodra na bashkon”, Rama zyrtarizon kalimin te PS të deputetit Agron Çela

“Shkodra na bashkon”, Rama zyrtarizon kalimin te PS të deputetit Agron Çela

Kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka realizuar një takim me deputetët e Shkodrës.

Teksa e nis postimin e tij me fjalët “Shkodra na bashkon”, Kryeministri Rama shton se takimi me deputetët e Shkodrës është zhvilluar për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

“Shkodra na bashkon – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvëllimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan Rama në Facebook.

Nga fotot e publikuara, vihet re se krah kryeministrit Rama është dhe Agron Çela, një prej 4 deputetëve të Partisë së Lirisë, dalë nga Qarku i Shkodrës në zgjedhjet e 2021, i cili do t’i bashkohet Partisë Socialiste.