Bota Shokon Beppe Grillo: Pse mos t’i heqim të drejtën e votës të...

Shokon Beppe Grillo: Pse mos t’i heqim të drejtën e votës të moshuarve?

“Kemi tepër votues të moshuar dhe numri i tyre po rritet dita-ditës. Të votosh nuk duhet të jetë një e drejtë e përhershme, por një pjesëmarrje e vazhdueshme në fatin e komunitetit”.

Po shkakton shumë debate në opinionin publik italian ideja e Beppe Grillos, themeluesit të partisë në pushtet në Itali, Lëvizja 5 Yjet.

Sipas politikanit me një të kaluar si komik i suksesshëm, ideja vjen nga akti se sipas tij, “pas një farë moshe, njerëzit nuk janë më të interesuar për të ardhmen sociale, politike dhe ekonomike të shoqërisë si gjeneratat e reja , dhe janë më të ngurtë për të pranuar vendimmarrjet afatgjata”.

Kjo, sipas Grillos, “dekurajon të rinjtë, që nuk marrin pjesë sepse ndihen të përjashtuar nga sistemi politik, sepse interesat e tyre janë në konflikt me ato të gjeneratave më të vjetra”.

Propozimi provokativ i politikanit vjen kur në Itali po diskutohet mundësia për të ulur në 16-vjeç mundësinë e votës. Sipas tij, një vendim i tillë “nuk do të ishte përjashtues ose diskriminues, sepse në fund të fundit të gjithë do të jemi dikur të moshuar”.

Grillo nuk specifikoi se nga çfarë moshe duhet të fillojë përjashtimi, por është pothuajse e qartë se ai fut brenda edhe veten, duke qenë se ka festuar 70 vjetorin.