Aktualitet Shoqërohet në polici ish-drejtori i LSI-së i Aviacionit Civil

Shoqërohet në polici ish-drejtori i LSI-së i Aviacionit Civil

Pas ndalimit të 3 punonjësve të Albcontrol të cilët ishin pjesë e grupit të kontrollorëve që pezulluan punën duke sjellë bllokimin e fluturimeve në Rinas, në orët e mbrëmjes është shoqëruar në Polici edhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj. Mësohet se shoqërimi i tij është bërë për t’i marrë një deklarim. Sulaj ishte emëruar në këtë detyrë nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Tre kontrollorët Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini, akuzohen për shpërdorim detyre. Sipas Policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë bërë rezervimin e dhomave në hotelin pranë aeroportit, kanë ndikuar te vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën.

Me veprimet e tyre ata kanë shkaktuar pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve dhe personit juridik, Aeroportit të Rinasit.