Shqipëria dhe Turqia nuk janë në të njëjtin brez sizmik, ndaj mundësia që tërmeti i fuqishëm që goditi zonën lindore të këtij shteti pasditen e të premtes nuk pritet të ketë asnjë ndikim në vendin tonë.
Sizmologët qetësojnë duke thënë se edhe pse vende me aktivitete të larta sizmike, dy vendet tona nuk ndodhen në të njëjtën pllakë tektonike çka e bën të pamundur që efektet e goditjeve kaq të forta të shtrihen dhe në Shqipëri.
Ndërkohë tërmeti i 26 Nëntorit i shkalles 6.3 Rihter është pasuar nga plot 2400 goditje, intensiteti i të cilave në Institutin e Gjeoshkencës thonë se ka ardhur duke u ulur.
Kjo goditje sizmike, më e forta në 40 vitet e fundit, shënoi 51 viktima e rreth 1000 të plagosur dhe shkatërroi me qindra shtëpi në Durrës, Tiranë, Laç e Lezhë, kostot për rindërtimin e të cilave qeveria thotë se shkojnë afro 1 miliard euro.