Kryesore Shqiptarët, të tretët në botë për përdorimin e kokainës

Shqiptarët, të tretët në botë për përdorimin e kokainës

Shqipëria renditet e treta në botë për përdorimin e kokainës, në nivele të njëjta me Australinë dhe Kanadanë, sipas hartës së përditësuar të raportit botërore të drogave 2020, një publikimin i Zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër Drogave.

Shqipëria ka zbritur në vend të tretë, nga i pari që ishte dy vjet më parë, pasi të dhënat e përditësuara kanë ngjitur në krye të përdoruesve Britaninë e Madhe dhe më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave, prevalenca e përdorimit të kokainës për moshat 15-64 vjeç, që mat përqindjen e personave që e kanë konsumuar të paktën një herë atë, është 2.5%.

Britania e Madhe, me të dhënat e përditësuara për 2018-n, ka një prevalencë prej 2.92%, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë këtë tregues në 2.6%.

Për kanabisin, Shqipëria ndonëse është nga prodhuesit kryesorë, është një përdorues mesatare, me një prevalencë prej 5.4%. Konsumi më i lartë në rajon është në Maqedoni (6.6%), ndërsa në Europë rekordin e mbajnë Franca, Italia, Spanja (10-11%). Në botë, rekord për përdorim të kanabisit mban Izraeli (prevalencë 27%), e ndjekur nga SHBA (19.4%).

Për përdorimin e drogave të tjera, si amfitamina, ekstazi, vendi ynë ka një konsum minimal, ndërsa rekordin në botë e mban Holanda.

Një produkt, ku Shqipëria renditet si përdorues relativisht i lartë, është ai i qetësuesve dhe sedativëve, me një prevalencë prej 8.5%. Në fakt, e gjithë Europa Qendrore dhe Lindore ka një konsum të lartë të qetësuesve, ku rekordin e mbajnë Çekia (19.5%) dhe Kroacia (17.4%). Në SHBA, prevalenca e përdorimit të qetësuesve është 2.9%.