Kryesore Shtatë raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19

Shtatë raste të reja dhe asnjë viktimë nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se situata e Covid vijon të përmirësohet. Në 24 orët e fundit janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë dhe 1 në Has.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete dhe numri i viktimave mbetet 2,454.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërkohë drejt përmirësimit është situata dhe në spitale, pasi 18 pacientë janë të shtruar, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive dhe nuk ka asnjë të intubuar.

Në të gjithë vendin janë 134 pacientë aktivë me Covid19.